web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga radhët e Gjykatës së Apelit/ Zgjidhet një tjetër anëtar i KLGJ-së

25 Shtator 2026, 18:54, Aktualitet CNA

Nga radhët e Gjykatës së Apelit/ Zgjidhet një tjetër

Fatri Islamaj është zgjedhur anëtari i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të përfaqësojë Gjykatën e Apelit. Sipas informacioneve, Islamaj ka marrë 190 vota, kundrejt kandidates tjetër në garë, Igerta Hysit që mori vetëm 171 vota. 

Nga radhët e Gjykatës së Apelit/ Zgjidhet një tjetër
Fatri Islamaj

Pak më herët u bë me dije se Sandër Simoni do të përfaqësojë Gjykatën e Lartë në KLGJ. Përmes shortit, Simoni u zgjodh fitues përballë gjyqtares Arbena Ahmeti.

Kujtojmë se për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara janë Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho. /CNA





Lajmet e fundit nga