
Aktivistja Arvina Lleshi dhe deputeti socialist Erion Braçe u përplasën këtë të premte, teksa Braçe po zhvillonte mbledhjen në një nga zonat e Tiranës, në kuadër të “Pranisë besnike”.
Aktivistja i kërkoi llogari deputetit duke i thënë se shteti duhet të kishte përpiluar politika që i vinin në ndihmë qytetarëve dhe ‘jo duke dëgjuar hallet çdo të premte’.
“U mërzitën patronazhistat dhe komunistat për përballjen me hajdutin e rradhës. Shumica +65 vjeç”, shkruan aktivistja Arvina Lleshi.
Situata nuk ka kaluar pas tension, pasi pensionistët që kanë qenë pjesëmarrës në mbledhje i kanë kërkuar vajzës të largohet.
Lleshi i ka quajtur ata patronazhistë dhe i ka pyetur se sa e kanë pensionin, apo ku i kanë fëmijët./Versus.al
View this post on Instagram

