Dita e 118-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

25 Shtator 2026 | 19:38

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 118-të.

Si çdo pasdite, pas orës 18:30, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë aktuale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha nga Elbasani: Do shtojmë të paktën 40 bashki, do t’i japim përgjigjen përfundimtare këtij regjimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja në Elbasan këtë të premte ka kritikuar reformën territoriale, duke e akuzuar mazhorancën se po vepron vetëm...
19:26 | 25/09/2026

Fatri Islamaj zgjidhet anëtar i KLGJ-së

Fatri Islamaj është zgjedhur këtë të premte anëtar i KLGJ-së nga radhët e gjykatave të apelit. Ai është anëtari i dytë i KLGJ-së që është...
19:23 | 25/09/2026

Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

Këtë të premte është zhvilluar mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, për zgjedhjen e tre anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Dy kandidaturat e propozuara nga...
17:59 | 25/09/2026