web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama në OKB: Rreziku më i madh nga IA, t'i bindet njeriut të gabuar

25 Shtator 2026, 19:45, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Rama e ka nisur fjalën e tij me Inteligjencën Artificiale dhe zhvillimin e saj.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fjalës së fundit, por sipas tij po jeton të ardhmen që të tjerë ende po e debatojnë.

Ai tha më tej se rreziku nuk është se Inteligjenca Artificiale do të ndalet së bindur njerëzit por që do t’i bindet edhe njeriut të gabuar.

"Jam suprizuar shumë miq donin të dinim pse çfarë po ndodh në vendin tonë me Inteligjenca Artificiale. Inteligjenca Artificiale po ndryshon edhe diçka me intime. Kush mund të hyjë në mendjen e një personi. Shqipëria nuk është zhvilluese e modelevbe të fjalës së fundit. Por kemi jetuar të ardhmen që të tjerë janë duke e debatuar.

Mendoj që mesazhi që ju detyrohemi është tejet i thjeshtë. Rreziku nuk është se Inteligjenca Artificiale do të ndalet së bindur njerëzit por që do t’i bindet edhe njeriut të gabuar.

Sistemet me të cilët përballemi sot nuk zgjohen me urrejtje në zemrën e tyre por shumëfishojnë tonën. Kurse suksesi matet me sa shumë punë i heq makina qenies njerëzore mund të krijojmë insitucione por do të kemi njerëz më pak të aftë. Ne mund të ndërtojmë Inteligjencë Artificiale që mëson në vend që thjesht të përgjigjet. Pyetja nuk shtrohet sa shpejt e kreu punën makina, por çfarë mësoi qënia njerëzore, kush përgjigjet për vendimin kur është gabuar”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga