Narko SHISH/ Rama e quan vetëpastrim arrestimin e Hysenit, sulmon protestuesit: Se cënoni sistemin…

19:36, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në fyerje skandaloze ndaj diapsorës shqiptare në SHBA që e priti me protesta në vigjilje të takimit tij me komunitetin shqiptar në SHBA.

Rama i cilësoi protestuesit e diasporës 'pula histerike', teksa reagimin e bëri në rrjetin social X për të evituar komentet ne facebook instagram ose tik tok, teksa prej 3 muajsh diaspora shqiptarë në mbarë Evripën është ngritur në protesta kundër tij.

Në mes rrjeshtave ku sulmon protestën, Rama flet dhe për skandalin tronditës ku drejtuesja e ShISh Vlora Hyseni u arrestua se ndihmoi të shumë kërkuarin Ergys Agasi dhe bashkëpunëtorët e tij në narkotrafik.

Rama këtë skandal e quan vetëpastrim institucional, duke hequr nga vetja përgjegjësinë për emërimin e saj në krye të SHISH.

“Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet historike të këtij misioni! 

Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion:”

Ndonësë termi narkoshtet artikulohet në Kongres në Senat dhe në Bruksel, Kryeministri Rama shprehet se vendi po përparon me integrimin dhe sfidoi protestuesit se nuk mund ta shëmbin sistemin që ka ndërtuar. 

Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian me Shtetet e Bashkuara e çmojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës.

Prej 118 ditësh qytetarët shqiptar dalin në shesh ku kërkojnë doreqjen e Kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco