Edi Rama ka folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për ndikimin e inteligjencës artificiale dhe rrjeteve sociale në shoqëri, duke iu referuar edhe protestave të zhvilluara prej 118 ditësh në Shqipëri.
Duke folur për rreziqet që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale dhe algoritmeve, kryeministri u ndal te “Revolucioni Flamingo”, duke pretenduar se një narrativë e rreme për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli u përdor për të nxitur reagime te qytetarët.
“Keni ndjekur ose keni mësuar për Revolucionin Flamingo, narrativë të trilluar të një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar, pushtim që nuk ndodhi kurrë, u fabrikua dhe u përcoll përmes kanaleve që qytetarët u besonin tashmë. Qytetarët kanë arsye të protestonin por protestuan edhe kundër një armiku fantazmë.
Frika u shndërrua në zemëratë, kjo në mobilizim dhe trillimi në realitet politik. Nuk ishte eksperiment politik, algoritmi nuk shpiku dhe ndezi urrejtjen por zbuloi se si të aktivizonte urrejtjen tonë”, tha ai.













