Dënimi i Mançester Sitit/ Diskutohet heqja e trofeve të fituar, ja kush do t’i përfitonte

Dënimi i Mançester Sitit/ Diskutohet heqja e trofeve të fituar, ja kush do t’i përfitonte

18:26, 25/09/2026

Mançester Siti është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat që janë ngritur kundër klubit për thyerjen e Fair Play Financiar për vitet me radhë dhe pritet që masat ndaj “qytetarëve” të jenë drastike.

Një nga temat më të diskutuara është që atyre t’u hiqen trofetë e fituara në vitet e shkeljeve.

Vëmendja më e madhe është te tre titujt kampion të fituar në vitet 2012, 2014 dhe 2018, pasi shkeljet janë regjistruar nga viti 2009, deri në vitin 2018.

Nëse atyre do t’u hiqeshin trofetë, dy nga këta tituj do t’i shkonin Mançester Junajtid dhe një tjetër Liverpulit.

Në vitin 2012, titulli do i shkonte Mançester Junajtid të Aleks Ferguson, i cili mbërriti i dyti në renditje pas atij goli me famë të Agueros në minutat e fundit që u dha trofeun “qytetarëve”. Në vitin 2018, do e fitonte Mançester Junajtid që u drejtua fillimisht nga Jose Mourinho e më pas Ole Gunar Solskjaer.

Ndërkaq, viti 2014 do i përkiste Liverpulit të Brendan Roxhers, me Stiven Xherard i cili më në fund do të kishte një medalje kampioni të Premier Ligës që nuk e fitoi kurrë gjatë karrierës së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco