web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Transparencë, jo ngadalësim"/ Rama në OKB: Duhet marrëveshje ndërkombëtare për një IA sovrane

25 Shtator 2026, 20:04, Politikë CNA

"Transparencë, jo ngadalësim"/ Rama në OKB: Duhet

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u shpreh kundër ngadalësimit të Inteligjencës Artificiale.

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se ashtu siç është shprehur dhe presidenti amerikan, Donald Trump, nuk duhet ndalim por një Inteligjencë Artificiale transparente.

Ai bëri thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare dhe për një inteligjencë artificiale sovrane.

“Bazuar te citimi me bej dy fjali, që tregojnë zhvillimin e fjalës së kryeministrit Rama në OKB: “Një nëse ne mbrojmë lirinë e shprehjes, duke e lënë shpërndarjen në terr, është njësoj sikur të mbrosh derën dhe të lësh dhomën. Një pauzë nga demokracitë nuk do të sjellë pauzë nga diktaturat, rrjetet ndërkombëtare kriminale.

Presidenti i SHBA-ve ka të drejtë, nuk duhet të ndalemi, por të përshpejtojmë, na duhet një Inteligjencë Artificiale transparente. Një Inteligjencë më e mirë Artificiale që mbetet e mirë në duart e atyre që janë llogaridhënës. Çdo vend duhet të jetë i aftë që të mbrojë gjuhën e vet, të ruajë të dhëna dhe të informojë qytetarët e vet.

Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale duke u mbështetur në IA, do të verifikojë manipulimet në kohë reale. Kërkon që të mbërrijë industrinë. Shqipëria bën thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare dhe për një inteligjencë artificiale sovrane. Arkitektura të bëhet transparente për përmbajtjet. Demokracitë të ndërtojnë një sistem parandalimi”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga