web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Revolucioni i Flamingove"/ Rama: U fabrikua narrativa e pushtimit të bregdetit nga izraelitët

25 Shtator 2026, 19:56, Politikë CNA

"Revolucioni i Flamingove"/ Rama: U fabrikua narrativa e pushtimit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së foli për futjen e Inteligjencës Artificiale në qeveri, përmes ministres “Diella”. Sipas tij ministrja e gjeneruar me IA u krijuar për të përshpejtuar procedurat dhe për ta bërë shtetin më llogaridhënës.

“Shqipëria u bë vendi i parë që solli Inteligjencën Artificiale në qeveri përmes Diellës, ministres së gjeneruar me Inteligjencë Artificiale. E bëmë për të bërë procedurat më të përshpejtuara dhe shtetin më llogaridhënës. Inteligjenca Artificiale në shtet mund të reduktojë distancën brenda qytetarit dhe shtetit”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë ka folur dhe për protestat që po zhvillohen prej 3 muajsh në Tiranë, së cilave iu referua si “Revolucioni i Flamingove”. Rama u shpreh se një narrative e një pushtimi të bregdetit shqiptar nga izraelitët dhe që sipas tij nuk ndodhi kurrë, u fabrikua nëpër rrjet përmes “një gënjeshtre strategjike” dhe qytetarët i besuan. Ai tha se qytetarët përveç arsyeve të tyre po protestonin dhe kundër një “armiku fantazmë”.

“Ju i keni ndjekur ose keni mësuar për të ashtuquajturin revolucion të flamingove. Narrativa e trilluar e një pushtimi izraelit të një bregdeti shqiptar që kurrë nuk ndodhi. U fabrikua e u përcoll përmes kanaleve që shqiptarët i besonin. Trillime të ndryshme hynë në botë të ndryshme, të gjitha në shërbim të së njëjtës gënjeshtër. Pasojat ishin reale, qytetarët kishin arsye të drejta për të protestuar, por befasi nisën të protestonin kundër një armiku fantazëm. Algoritmi nuk e ndezi urrejtjen, por zbuloi sesi të aktivizonte urrejtjen tonë. Ky është mashtrim sistematik si shërbim. Ndërhyrjet në zgjedhje nuk kërkojnë më një stacion televiziv apo një copë propagandë, mund të veprojnë me vendosmërinë e secilit prej votuesve. Demokracia nuk humbet vetëm një debat apo thjesht një radhë zgjedhjesh, por terrenin e përbashkët mbi të cilin bëhet i mundur debati dhe humb dhe mundësinë për ta pasur.

Sovraniteti nuk ngërthehet në kufi, por në përfidë. Në shekullin XX sovraniteti nënkuptonte kontrollin mbi tokën, sot në Evropë ne po vrapojmë si të marrë për të shtuar gjithmonë e më shumë para që nuk i kemi për të mbrojtur tokat tona, qiejt tanë, nga një luftë e mundshme në të ardhmen. Por po harrojmë që në shek. që jetojmë duhet që kjo të nënkuptojë dhe aftësinë e një shoqërie të lirë për të mbrojtur kushtet ku qytetari formon opinionin e vet”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga