AKTUALITET /

EMRAT/ Përfundon votimi i gjyqtarëve, zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ-së

Në garë ishin dy gjyqtarët, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti të cilët rezultuan me barazim votash, 179 me 179 vota

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Përfundon votimi i gjyqtarëve, zgjidhen 3 anëtarët e

Janë zgjedhur sot 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të cilët u kryhen votime në tri shkallët e Gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe ato të Shkallës së parë.

Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi, janë 3 fituesit e garës me shumicë votash, ndërsa gjyqtari Sandër Simoni fitoi me short, pas barazimit të votave me kandidaten tjetër Arbena Ahmeti.

Në gjykatat e Apelit garuan Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj, i cili fitoi 190 vota kundrejt 171 vota që mori rivalja e tij.

Ndërsa për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara ishin Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho, ku fitoi me shumicë votash gjyqtarja Brunilda Kadi./Versus.al

Poll