Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përfundon gara e ethshme! Nga Gjykata e Lartë, Apeli te i Tiranës, NJIHUNI me treshen e re të KLGJ-së, karrigen e tretë e siguron gjyqtarja Kadi

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon gara e ethshme! Nga Gjykata e Lartë, Apeli te i
Treshja e re e KLGJ-së: Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi

Ka përfunduar gara e zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, pasi mësohet e karrigen e tretë e siguroi gjyqtarja Brunilda Kadi. Në garën kokë më kokë me Manjola Xhaxhon dhe Matilda Llangozin, fitoren nga Gjykata e e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për anëtare të KLGJ-së e siguroi Brunilda Kadi.

Siç raportuam dhe pak më parë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni u zgjodh anëtar i KLGJ-së pas një gare të ndërlikuar pasi mësohet se ka pasur barazim votash me gjyqtaren Arbena Ahmeti.

Ndërsa anëtari i dytë i KLGJ-së u zgjodh Fatri Islamaj, i cili deri më tani ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, mori 190 vota, duke lënë pas në garë gjyqtaren Igerta Hysi, e cila siguroi 171 vota.

Tre anëtarët e rinj të KLGJ-së janë: Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi.

Fitorja e sotme për Brunilda Kadin shënon rikthimin e saj në KLGJ, pasi ajo ka qenë edhe më parë anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në dhjetor të vitit 2018 kur u zgjodh si përfaqësuese e gjykatave të shkallës së parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese