Aeroporti i dytë më i madh I Italisë, Milan Malpensa, është emëruar zyrtarisht të premten në nder të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, më shumë se dy vjet pas vdekjes së tij dhe pas disa betejave ligjore. Ceremonia u zhvillua në aeroport, ku u zbulua një pllakë argjendi me emrin e Berlusconit. Në aktivitet morën pjesë zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe familjarë të ish-kryeministrit, i cili ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 86-vjeçare. Vendimi për ndryshimin e emrit u njoftua në vitin 2024 dhe shkaktoi kundërshtime me zërat kundër që argumentonin se ligji parashikon kufizime për ngritjen e monumenteve për personat e vdekur brenda 10 viteve nga vdekja e tyre.