web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjidhet anëtarja e tretë e KLGJ-së

25 Shtator 2026, 20:11, Aktualitet CNA

Zgjidhet anëtarja e tretë e KLGJ-së

Brunilda Kadi është zgjedhur anëtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e Gjykatave të Shkallës së Parë. Në garë për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë ishin Matilda Llangozi dhe Manjola Xhaxho.

Pak më herët u zgjodhën dhe dy anëtarët e tjerë, Sandër Simoni nga radhët e Gjykatës së Lartë dhe Fatri Islamaj nga Gjykata e Apelit.

Fatri Islamaj mori 190 vota, kundrejt kandidates tjetër në garë, Igerta Hysit që mori vetëm 171 vota. Ndërkohë Sandër Simoni, përmes shortit, u zgjodh fitues përballë gjyqtares Arbena Ahmeti. /CNA





Lajmet e fundit nga