Zgjidhet anëtarja e tretë e KLGJ-së
Brunilda Kadi është zgjedhur anëtare në Këshillin e Lartë ...
Brunilda Kadi është zgjedhur anëtare në Këshillin e Lartë ...

Kreu i komplotit, na kishte qenë tamam siç do e donte Fusheja. Një grua. Një grua që natyrisht nuk jam e sigurt në e njeh Zhozef Fushenë, aq sa Z. Rama me të cilin në fakt, marrëdhënia mund të ishte pak më e bukur se ajo e Napoleonit me Fushenë. Që edhe në çaste tërbimi nuk e humbiste respektin për aftësitë e tij të jashtëzakonshe, megjithëse e dinte që ky njeri diabolik e mashtronte. Por Napoleoni ndjehej mirë, sepse ky i fundit kuptonte. Ndërsa Vlora, zhgënjeu po aq sa nuhatja politike e Z.Rama dhe në këtë rast marrëdhënia e tyre e shkurtër.
Ish-drejtuesja e Sh.I.SH nga rrëmbimi, emocionet përvëluese të pushtetit dhe pasioni tulatur i detyrës, i lejoi vetes një kënaqësi totalisht të panevojshme që edhe mund ta kishte shmangur. Huqi kënaqësisë, të përplas fytyrës gjithmonë të vërteta të parehatshme. Vlorës, nuk ia kurseu emrin. Madje ia qëndisi dhe vari në kornizat e ligjit, prej ku do të mbahet mend si një gërmuese e zellshme informatash dhe thashethemesh.
Aq e shkujdesur ky gjah i majmë që u kap, sa dhe komplotistët po habiten se përse populli i gëzohet kaq shumë ekzekutimit të një njeriu? Vlora, nuk parashikoi se fuqia popullit kur fut hundët në jetën e punëve të errëta dhe fare larg parimeve revolucionare, është më e madhe se fuqia radarëve të famshëm, në mesazhet që i pamë të gjithë. Dedikim i guximshëm dashurie dhe në ashpërsinë e kësaj kohe të egër, jo gjithkush ka këtë fantazi. Andaj është e udhës, të flasë i gjithë qyteti për të.
Shqiptarët nuk e falin suksesin e tjetrit dhe ajo nuk mund të ishte e vetmja spiune dhe llafazane në këtë lojë, apo jo? Kështu më tha një fqinje në ashensor. E revoltuar madje shtoi, se me para blihet pushteti dhe me pushtet fitohen para. Nuk e di i thashë, nuk e njoh Ergys Agasin që të m’i çmonte shkathtësite dhe pas intrigave të ndyra politike të më përdorte siç aparatet e posaçme. Megjithëse, kjo romanca e Vlorës me Agasin më kujtoi një libër që e kam të dashur. Manon Lesko, e cila mund të ishte një spiune perfekte nëse nuk do të binte në dashuri dhe pasioni i tepruar ta shtynte drejt krimeve të mëdha për një burrë, që të paktën i ofronte diçka.
Po çfarë ofronte Ergys Agasi që të gjithë i raportoheshin atij? Më kujtohet një episod, në podcastin “Flet” që zhvilloja në Top Channel dhe m’u ndalua emri tij të përmendej. Si puna e një dreke që është e ndaluar të flitet për politikë dhe qysh kur ndahet supa, një debat i marrë nuk vonon të ndezë gjakrat. Sidoqoftë, kjo histori që na ndezi atmosferën, i ka vënë flakën kureshtjes time se si do të zhvillohen ngjarjet, kur Z. Rama të kthehet në vend. Mesa duket kryeministri qenka mjaftuar vetëm ta vrojtoj Vlorën. Një tipar ky tipik i mjeshtrave historik politik, që rëndom ata të cilët i vendosin në krye të detyrave shtetërore, i përbuzin dhe nuk i marrin seriozisht; po aq sa zakoni vjetër i fjalimeve nga pala tjetër për përbetime dhe komplote, për tradhëtarë dhe intrigantë, përpara se të marrin postin dhe t’i nënshtrohen me devotshmëri shtetit, popullit dhe partisë.
E lodhshme!
Si mundet që vëmendjes së kryeministrit, që i nënshtrohet gjithçka t’i dalë jashtë radarëve një grua që sot eshte “Kreu i komplotit”? A do t’i vërsulet mbi të si mbi një pre tani që është i mirëinformuar, apo do të mundohet nga e para të fitojë besimin e shoqërisë përpara akuzës që i ra për hise të mbaj mbi shpatulla? Apo do ta shpëtoj prapë një tjetër mbështetës, dhe atë që dikur mbante për patriote do ta ekzekutoj si mashtruese të ulët dhe të pështirë, duke parandaluar kështu të tjera krime dhe të tjera tradhëti.
Jemi të gjithë duke pritur fjalimin e tij, se si komplotistët një herë e përgjithmonë nuk do t’i shpëtojnë vigjilencës së popullit. Megjithatë, nuk duhet humbur kohë Z. Kryeministër i Shqipërisë, sepse të gjithë spiunët vijojnë të sjellin të dhëna dhe të thurin në fshehtësi një tjetër goditje. Që vetëm historia do ta shkruajë mbi bazën e jashtme. Gjithsesi mua më pëlqen e gjitha kjo. Frymëzuese për të hedhur dritë mbi një roman si “Kreu i komplotit” që natyrisht mund ta shkruash ti dhe jo Ben Blushi.
Mua më ktheu tek libri i Fushesë dhe afërmendsh në këndin artistik më vjen si një dramë e madhe e gjitha kjo, ku aktorët në skenat e caktuara nga regjisori pritet të kenë vetëm një fund tragjik dhe ky i fundit si një zhbirilues i mirë, mendjen nuk e ka nga skena sa nga salla dhe lozhat. Të cilat nuk do të zbrazen kurrë, sa kohë që të kemi të njëjtët deputet që nuk harrojnë kurrë të blejne dy bileta. Një për vete dhe tjetrën për përjetimin gjithë frikë, se mos ndoshta në përleshjen e rradhës do t’i duhet të ngjiten në skenë.
Dhe për të hipur atje, nuk ka më nevojë për audicione.
Lista tashmë dihet.
Autorët i ndamë.
Vetëm diçka na e prish prapë.
Nuk dimë ku fiken radarët!
Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u duk sikur u tradhtua n...
VLORË MOJ NUR I PUSHTETIT Vlorë moj nur i pushtetit, Kan...
Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me skandale s...
Para pak muajsh, Edi Rama e "shpëtoi" Shqipërinë nga turpë...
Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...
I gjendur në hall, e madje në hall të madh, Kryeministri E...
Pse e quaj Tani i Madh? Mbase krahasimi me Akeksandrin e M...
Disa njerëz janë vërtet patriotë. Disa hiqen si patriotë. ...
Këto nëntë konstatime janë vijim i reagimit të parë ndaj a...
Kur Evlija Çelebi mbërriti në Elbasan më 1670, e përshkroi...
Rama mendon se njerëzit duan thjesht emrin, lugën bosh e p...
Tik -taku i gjashtë muajve Tirana politike sot i ngjan sp...
Në një shfaqje si hije afër mesnatës në Parlament, Edi Ram...
Vëllezër dhe motra shqiptaro-amerikanë! Një retrospektivë...
Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep ...
“Përsëri Tirana pa kokë”. Ky është bërë refreni i kryemin...
Publikova një shkrim për ngritjen e Muzeut Hebraik në Vlor...
Disa nga mendjet më të mëdha të historisë, si Albert Einst...
Dëgjesat në demokraci bëhen për të informuar vendimmarrjen...
Duket se ka një keqkuptim masiv për takimet e së premtes n...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë publikuar pamjet e vrasjes së Artan Myrtajt në Sarand...
Policia ka dalë me reagim zyrtar për plagosjen e ndodhur m...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Zogut të...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia, duke lënë në arres...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e ...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...