Inteligjenca Artificiale dhe demokracia, Rama: Ne e vendosim nëse shekulli do t’i përkasë lirisë apo manipulimit

Kryeministri Edi Rama e vendosi inteligjencën artificiale në qendër të mesazheve, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar për rreziqet që teknologjia e avancuar mund të sjellë për lirinë dhe demokracinë. Sipas Ramës, sfida kryesore nuk qëndron te vetë makineria, por te mënyra se si njerëzit do ta përdorin dhe do ta rregullojnë atë.

“AI nuk vendos nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit. Ne e vendosim”, u shpreh Rama, duke shtuar se pyetja thelbësore është se kujt do t’i shërbejë teknologjia dhe nën cilat rregulla do të funksionojë. Në fjalën e tij, kryeministri e lidhi zhvillimin e inteligjencës artificiale me një nga sfidat më të mëdha të demokracive moderne: ndikimin e mundshëm të algoritmeve mbi qytetarët dhe proceset zgjedhore. Ai e cilësoi mbrojtjen e mendjes njerëzore si një nga betejat kryesore të këtij brezi.

“Për ne është e qartë, është mendja njerëzore”, tha Rama, duke theksuar nevojën për të garantuar që teknologjia të mos përdoret për të cenuar autonominë e qytetarëve. Rama u ndal edhe te liria e shprehjes, duke deklaruar se Shqipëria ka zgjedhur zhvillimin teknologjik duke mos hequr dorë nga kjo e drejtë. “Ne zgjodhëm lirinë e shprehjes, të fjalës, sepse e dimë çfarë do të thotë të jetosh pa të”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të fjalës, kryeministri e lidhi çështjen e inteligjencës artificiale me nevojën për një hapësirë të përbashkët ndërkombëtare, duke argumentuar se pa një botë të përbashkët nuk mund të funksionojë as bashkëpunimi ndërkombëtar. “Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombe të Bashkuara”, u shpreh Rama, duke e mbyllur fjalimin me një apel për përgjegjësi në përballjen me transformimet që sjell teknologjia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?