AKTUALITET /

Dita e 118-të e protestës, qytetarët nuk i ndal as shiu: Me SHISH e me polici nuk e mbani dot këtë tirani!

Sloganet e protestës lidhen me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale që kanë përfshirë vendin, veçanërisht ato që lidhen me sistemin e shëndetësisë

Shkruar nga Versus

Dita e 118-të e protestës, qytetarët nuk i ndal as shiu: Me

Në ditën e 118-të të protestës, qytetarët janë mbledhur sërish para kryeministrisë këtë të premte ku kanë përsëritur kërkesat e tyre, për të cilat thonë se nuk do të tërhiqen.

Në krye të listës së kërkesave qëndron dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin fillimisht në Sheshin "Skënderbej" dhe më pas kanë marshuar në formë orteku drejt godinës së Kryeministrisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke krijuar një atmosferë tejet të ndezur.

Sloganet e tyre lidhen me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale që kanë përfshirë vendin, veçanërisht ato që lidhen me strukturat e sigurisë dhe sistemin e shëndetësisë.

Mes pankartave të shumta, spikati mesazhi i prerë drejtuar mazhorancës: “Me SHISH e me polici, nuk e mbani dot këtë tirani”, duke iu referuar tensioneve dhe skandaleve të fundit me përgjimet në inteligjencën shtetërore./Versus.al

Poll