Balla: Me Edi Ramën, vendi ynë është ngjitur në majën më të lartë të historisë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka postuar një foto krah kryeministrit të Shqipërisë, duke theksuar se me Edi Ramën vendi ynë është ngjitur në majën më të lartë të historisë.
Sipas Ballës, shteti nuk bëhet me retorika e me zhurmë mediatike të humbësve kronikë, por me punë.
Më tej, Balla thekson se transformimi i institucioneve, forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë procese që kanë fituar vëmendje dhe vlerësim të shtuar nga partnerët tanë strategjikë, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.
Postimi i Ballës:
Me Edi Ramën Shqipëria është ngjitur në majën më të lartë të historisë së shtetit shqiptar. Sot Shqipëria nuk është më ajo e së shkuarës.
Transformimi i institucioneve, forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë procese që kanë fituar vëmendje dhe vlerësim të shtuar nga partnerët tanë strategjikë, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.
Përballë këtij realiteti të ri, vazhdojnë zhurma politike e mediatike dhe rikthehen shpresat e humbura të humbësve kronikë. Por lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me retorikë, sharje apo vezë, por përmes institucioneve dhe një sistemi që po ndërtohet pikërisht për të garantuar më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe drejtësi. Ku seicili ka përgjegjësinë e tij civile, penale, morale. Kaq!
Koha e propagandës dhe e baltës politike nuk mund të ndalë rrugën tonë Europiane që tashmë ka hyrë në një fazë të re.



