Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Besim te SPAK, ndjekim nga afër zhvillimet

Komisioni Europian ka reaguar për çështjen e Vlora Hysenit, drejtoreshës së shkarkuar të SHISH, e cila është vendosur në arrest në shtëpi nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të akteve apo të dhënave sekrete.

Në konferencën e rregullt për shtyp të së premtes, zëdhënësi Guillaume Mercier shprehu besim tek SPAK por nuk mbajti një qëndrim lidhur me fajësinë e Hysenit apo mbi pretendimet se mund të jenë cenuar informacionet e partnerëve ndërkombëtarë. Veç të tjerash, ai vlerësoi edhe progresin e ‘konsiderueshëm’ të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Siç e dini, ne nuk komentojmë çështje në vazhdim. Por mund të them se ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm. Kemi besim të plotë në aftësinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Mercier.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?