E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Marrëveshje me Ukrainën? Putin: Të gjitha mundësitë që do të çonin në paqe janë të hapura

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se të gjitha mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte në paqe në Ukrainë mbeten të hapura.

Putin tha se në tryezë janë të gjitha propozimet për paqe, por theksoi se Rusia duhet të marrë parasysh interesat e saj.

“Të gjitha propozimet për paqe janë në tryezë, por Rusia duhet të peshojë interesat e saj”, tha ai.

Presidenti rus përsëriti gjithashtu qëndrimin e Moskës se Rusia nuk po përgatitet për një konflikt të armatosur me Evropën. Në të njëjtën kohë, Putin shprehu kënaqësinë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Reklamë

Gjatë deklarimeve të tij, Putin iu referua edhe komuniteteve rusishtfolëse në vendet baltike, duke thënë se Moska është në dijeni të asaj që ai e përshkroi si shkelje të të drejtave të tyre.

“Ne e dimë se të drejtat e tyre shkelen, por reagojmë në nivel humanitar, duke u ofruar ndihmë dhe duke mbuluar nevojat e tyre.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.