Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KUSH është gjyqtari që i dha “lirinë” Elisabeta Matajt, i njëjti liroi nga qelia ish-drejtorin e burgut pas zhdukjes së Altin Ndocit

Shkruar nga Newsbomb
KUSH është gjyqtari që i dha “lirinë” Elisabeta
Gjyqtari Xhevahir Lita e Elisabeta Mataj

Është mësuar gjyqtari i cili ditën e sotme ndryshoi masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare në Durrës e cila akuzohet për vjedhjen e 69 milionë lekëve të destinuara për banorët dhe pensionistët. Bëhet fjalë për Xhevdet Likën, i cili ditën e sotme vendosi që të ndryshon te masën e sigurisë “arrest me burg” duke e lënë Elisabeta Matajn në arrest shtëpie për vjedhjen e 700 mijë eurove të banorëve të Shijakut dhe Krujës.

Pavarësisht përpjekjeve për të hequr barrën e fajit për “zhdukjen” e miliona lekëve që ishin të destinuara për t’u shpërndarë për grupet vulnerabël si dhe pensionistë në qytetin e Durrësit, më 12 gusht Apeli vulosi arrestin me burg  për Elisabeta Matajn. Ndërsa dy ish-punonjëset e saj, të cilat dyshohen pamjet filmike i kanë nxjerrë zbuluar duke marrë thesin e mbushur me para, e duke e lënë atë në zyrën e shefes së tyre, u lanë në arrest shtëpie.

Siç kemi raportuar dhe më parë, pamjet e kamerave të sigurisë nxorën zbuluar lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit. Ish-shefja e Financës, Valbona Duni, shihet teksa hyn në arkën e filialit, merr një shumë parash, i fut në një thes dhe largohet. Sipas pamjeve të publikuara, në disa episode Duni merr thasë me para nga arka dhe i dërgon në zyrën e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj, në kundërshtim me procedurat e parashikuara. Vetëm pak minuta më pas, Mataj shihet duke u larguar nga zyra me një qese të bardhë transparente, ku dyshohet se ndodheshin paratë që i ishin dorëzuar nga Duni.

Vendimi për të zbutur masën e sigurisë ndaj Matajt ka ngritur pikëpyetje të shumta, ndërsa bëhet me dije se hetimet për zbulimin e vjedhjes dhe destinacionit të parave të zhdukura në mënyrë të mistershme nga Posta e Durrësit janë në vijm.

Ndërkohë, gjyqtari Lika rezulton që në marsin e këtij viti të ketë nxjerrë nga qelia dhe ish-drejtorin e burgut, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre. Cerloj dyshohej se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke sjellë shkelje të procedurave për shoqërimin në spital të Altin Ndocit. Ky i fundit u arratis gjatë shoqërimit dhe është i akuzuar nga SPAK për vepra të rënda penale.

Hetimet zbuluan se veprimet e drejtorit Cerloj ishin në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Po ashtu, u konstatua se stafi i IEVP Durrës nuk ka respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve. Por megjithatë, gjyqtari Lika vendosi në mars të zbuste masën për Indrit Cerlojn, dhe sot për ish-drejtoreshën e Postës që akuzohet për vjedhjen e miliona eurove.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese