“Rama bëri mirë që nuk foli për UÇK-në në OKB”, Çollaku: Aty njihet sovraniteti serb mbi Kosovën

25 Shtator 2026 | 21:37

Ish-deputeti Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme e OKB-së. Çollaku gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama u tregua i matur diplomatisht duke mos folur në OKB për 4 ish-krerët e UÇK-së. Ai u shpreh se do të ishin hapur plagë të panevojshme në një organizatë që njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.

“Unë paradite dëgjova një lajm që qarkullonte si thashethem që do të fliste në OKB për çështjen e të katërve të Hagës. Me thënë të drejtën më shqetësoi. Mendoj që ka bërë mirë që nuk e ka hapur atë temë aty dhe me sa duket duhet të jetë këshilluar mirë këtë radhë.

Unë jam shumë kritik me të, por mendoj që është veprimi matur diplomatik. Të flasësh në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk flet as në Tiranë, as në Prishtinë, madje as në Bruksel, madje as në Washington. Flet në organizmin që njeh ende rezolutën 12 44, sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.

Pra, nuk e njeh OKB-ja Kosovën shtet. Një rezolutë 12 44 ku KFOR-i, forcat ndërkombëtare NATO garantojnë, mbajnë paqen. Kanë një marrëveshje me shtetin, po flas siç është në ligj të asamblesë së OKB-së. Kanë marrëveshje të Kumanovës, 20-vjeçare që Serbia duhet të jetë larg territorit ushtarakisht të Kosovës, por zyrtarisht në OKB rezoluta 12 44 njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën dhe ambienti që dominohet ose të paktën është paralelisht ose në 50% me rusë, kinezë, vende që nuk e njohin Kosovën, vendet që refuzojnë ta njohin Kosovën, do të kishte hapur një plagë të panevojshme.

E para. E dyta, Kosova është në një proces të rëndësishëm që tashmë mund të jetë bllokuar për këto zhvillimet, por është ka çështjet e hapura të njohjeve. Kosovën e njohin vetëm 121 vende. Ka rreth 100 të tjera të OKB-së që duhet t’i bindë ta njohin”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt në Pazarin e Vjetër në Korçë, shoqërohen në polici dy persona

Një konflikt mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës. Si pasojë e konfliktit, njëri...
20:45 | 25/09/2026

Plotësohen vakancat, Brunilda Kadi zgjidhet anëtare e KLGJ-së

Brunilda Kadi është anëtarja e tretë e KLGJ-së duke sjellë që treshja e re të plotësohet pas mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve. Fillimisht u zgjodh...
20:06 | 25/09/2026

Dita e 118-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 118-të. Si çdo...
19:38 | 25/09/2026