Donald Trump pritet të zhvillojë tre takime me homologun e tij kinez, Xi Jinping, brenda një periudhe prej tre muajsh.
Të lidhura
None found
Pas largimit të Xi Jinping drejt Pekinit, presidenti amerikan bëri të ditur se takimi i radhës do të mbahet në nëntor, në qytetin kinez Shenzhen, gjatë samitit të APEC-ut. Një tjetër takim mes tyre është planifikuar për në dhjetor, në samitin e G20 në Florida.
Trump e cilësoi si të suksesshme vizitën e Xi Jinping në Uashington këtë javë, duke deklaruar se gjatë saj “u arrit shumë”.
Ndërkohë, presidenti amerikan njoftoi më herët në platformën e tij se Scott Bessent nuk do të emërohej në postin e “Shefit të Inteligjencës Artificiale”. Sipas Trump, ai dëshironte që Bessent të vazhdonte punën si Sekretar i Thesarit.
“Së pari, ai nuk dëshiron. Së dyti, ai po bën një punë të shkëlqyer në Departamentin e Thesarit dhe unë dua që ai të qëndrojë atje! Pse do të bëja një ndryshim të tillë?”, shkroi Trump.
Gjatë javës së kaluar, Trump kishte deklaruar se synonte të caktonte një këshilltar për inteligjencën artificiale dhe të krijonte një “Forcë të IA-së”, por nuk dha detaje të tjera mbi këto nisma apo mënyrën se si do të zbatoheshin.
