E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Facebook përballet me gjobë rekord, gjykata në SHBA: 2.1 milionë banorë u mashtruan për të dhënat personale

Një juri në New Mexico vendosi të premten se Facebook mashtroi banorët e shtetit lidhur me mënyrën se si përdorte të dhënat e tyre personale, në një proces gjyqësor që lidhet me skandalin e Cambridge Analytica.

New Mexico është i vetmi shtet amerikan që ka ndjekur çështjen në gjykatë. Cambridge Analytica kishte përdorur për qëllime politike të dhënat personale të dhjetëra mijëra përdoruesve të Facebook, të mbledhura pa dijeninë e tyre.

Jurorët në gjykatën e Santa Fe vendosën se të 2.1 milionë banorët e shtetit ishin prekur nga shkelja, duke e konsideruar rastin si shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit për secilin prej tyre.

Tani i takon gjyqtarit të përcaktojë masën e gjobës. Sipas ligjit, ajo mund të arrijë deri në 5 mijë dollarë për çdo shkelje, çka teorikisht mund ta çojë gjobën totale ndaj Facebook deri në 10.5 miliardë dollarë.

Reklamë

Skandali Cambridge Analytica shpërtheu në vitin 2018 dhe çoi më pas në falimentimin e kompanisë britanike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.