Hitaj: Rama bëri gabim që nuk foli për Kosovën në OKB

25 Shtator 2026 | 21:42

I ftuar këtë të premte në Euronews Albania në Review me Greta Topjana, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në OKB shërbeu më shumë si një platformë për të justifikuar problematikat e brendshme politike sesa për të adresuar çështjet globale.

Ai kritikoi gjithashtu mospërmendjen e Kosovës në aspektin makro, siç janë njohjet apo izolimi, ndërsa theksoi dhe raportim problematik që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.

“Ai nuk i flet OKB-së, ai i flet krerëve të shteteve që janë në OKB. Se OKB-së po t’i flasësh me këtë gjuhë nuk ta kupton fare. Kështu që ai nuk i flet atyre. Ai ka folur të pranishmëve, jo ambasadorëve që janë atje, me siguri atyre krerëve të shteteve që kanë qenë në sallë. Pra është një lloj justifikimi për gjithë problematikën që ka brenda vendit.

Për Kosovën ka bërë një gabim. Duhet të përmendte pjesën e njohjeve, pjesën e izolimit. Pra mund të fliste në aspektin makro.

Por ka dhe një gjë: Raporti i tij kaq problematik me zotin Kurti dhe qasja e kritikat e zotit Kurti që Shqipëria ka një qasje paternaliste ndaj Kosovës, që ka pasur deri dy-tre vite më parë, akuzat e zotit Kurti dhe krerëve të Vetëvendosjes për ndërhyrje, madje një prej tyre, zoti Kraksi, edhe ditën që u dha vendimi për zotin Thaçi, Veseli, Rexhep Selimi, Krasniqi etj zoti Kraksi, deputeti i Vetëvendosjes, tha që: “Sa herë zoti Rama flet, na prish punë.”

Pra Kosova nuk ia kërkon një gjë të tillë. Qasje paternaliste që Shqipëria e ka pasur më herët.

Gjishsesi edhe diçka mund ta përmendte, sepse ka një deklaratë shumë të fortë, po shumë të fortë që unë kam dëgjuar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Marco Rubio, Sekretari i Shtetit, tha: “Serbia është e përfshirë në aktivitete shumë problematike dhe shpërthyese në rajon”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë në Mitrovicë kundër aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë mbahet protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të UÇK-së. Kryetari i OVL-UÇK-së në Mitrovicë,...
18:23 | 25/09/2026

Kuvendi i Kosovës të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës të hënën, më 28 shtator do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 11:00 teksa sipas rendit...
17:21 | 25/09/2026

Kurti: Zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka deklaruar se do të mbahen zgjedhje të reja në vend në rast se Kuvendi i Kosovës...
15:18 | 25/09/2026