I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë

25 Shtator 2026, 21:50Kronika TEMA
I dënuar me 10 vite burg për trafik droge,  Eldi Dizdari do të

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë.

Sipas medias belge “Gazet van Antëerpen”, ai është dënuar me 10 vite burg për rolin e tij në aktivitetin e trafikut të drogës. 37-vjeçari është konsideruar si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale Kompania Bello.

Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth". Në Belgjikë, ai do të përballet me vendimin e dhënë nga gjykata e Anversës.

Grupi ku bënte pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika është goditur nga SPAK pasi dyshohet se ka transportuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në vitin 2020, kur Prokuroria e Posaçme nisi hetimin pasuror ndaj tij, mësoi se Dizdari kishte përfituar një tokë 500 m2 katrorë si dhuratë nga Qefsere e Eqerem Grori si dhe Osman Dervishi në një prej zonave super të shtrenjta të Tiranës, në rrugën Dervish Hima pranë stadiumit “Air Albania”.

Lini një Përgjigje