Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë kombëtare i thotë të dashurit të vet, ndërsa ky është në kërkim nga organet e ligjit, “unë për ty fik krejt radarët e shtetit”.
Nuk e di a ka ndonjë vend, ku drejtorë të rëndësishëm organeve të rendit, i dërgojnë dokumente, përgjime, apo akt-eskpertize një njeriu të akuzuar për shumë krime, e që është në kërkim.
Nuk e di a ka ndonjë vend, ku shefja e shërbimeve sekrete, e vënë nën arrest dhe e akuzuar për kompromentim të sigurisë kombëtare, e plot gjëra të tjera, të shantazhojë një gazetare publikisht vetëm se ajo i bën pyetje.
Nuk e di a ka ndonjë vend, ku pasi ndodhin ët gjitha këto, Kryeministri jo veëtm nuk jep dorëheqjen, por akuzon mediat e opozitën.
Po, ka një vend. Vetëm një – Shqipëria dhe qeveria shqiptare.
Jemi mësuar që për sukseset – edhe kur jnaë të imagjinuara - kryeministri del vetë në ekran; ama për skandalet, ja lë në derë vartësit.
Këtu qëndron pyetja që sot, Shqipëria i bën Kryeministrit: pas 2 ish zëvendëskyreministrave, dhjetëra kryetarëve të bashkive e ministrave që presin gjykimin për abuzime me pushtetin, tashm,ë dhe me shefen e Shish-it, a kemi përpara individë që abuzuan me detyrën, apo një mënyrë qeverisjeje që ua bëri të mundur?
Për vite kemi dëgjuar të njëjtin shpjegim: kryeministri punon, vartësit ia bëjnë pas shpine. Ai ndërton, ata prishin. Ai zgjedh bashkëpunëtorë, por kur nisin hetimet, zbulojmë se mezi i njihte.
Po sa e madhe qenka kjo shpinë, që pas saj mund të fshihen kaq shumë zullume e abuzime?
Vërtet, një drejtues mund të mashtrohet nga një bashkëpunëtor. Por kur skandalet përsëriten, dhe kapin majat e shtetit, e deri te njerëzit e paradhomës së kryeministrit, ai duhet të shpjegojë edhe si i zgjedh, edhe si i kontrollon dhe pse u beson.
Por, zoti Kryeministër, kur një zyrtar shkel ligjin është çështje penale e individuale; por, kur institucionet vihen në shërbim të shkelësve të ligjit janë një çështje shteti. Jnaë çështja jote. Çështja jote personale
© SYRI.net