Dënimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale e Hagës, por dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK, kryeministri Rama e barazoi me një “tradhti” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalimit të mbajtur në mbremjen gala të organizuar në Neë York nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, kreu I qeverisë e etiketoi Hashim Thaçin si ’George Ëashingtoni i Kosovës’ Ai nuk është me ne sot këtu dhe ai nuk mund të jetë sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Bideni që emërtoi George Ëashingtonin e Kosovës e tradhëtoi. Sepse edhe pse gjenerali Clark e disa miq të shkëlqyer amerikanë bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin, ‘’George Ëashingtonin e Kosovës’’ dhe kjo s'më bën të ndihem mirë dhe dua ta ndaj me ju dhe do të ndalem këtu sepse nuk dua të them më shumë.