Kili sekuestron mbi 200 fosile në një kontejner nga Madagaskari: Të zhdukura rreth 66 milionë vjet më parë
Zyrtarët doganorë në Kili zbuluan dhe sekuestruan më shumë se 200 fosile molusqesh të zhdukura. Ato u zbuluan në një kontejner transporti nga Madagaskari, i cili ishte deklaruar se përmbante zbukurime shtëpiake.
Amonitët janë molusqe të lidhura ngushtë me oktapodët dhe kallamarët që u zhdukën rreth 66 milionë vjet më parë.
“Amonitët e sekuestruar, të cilët datojnë rreth 110 milionë vjet më parë, u gjetën midis ngarkesës së një kontejneri të dërguar nga Kina që dyshohet se mbante zinxhirë, varëse dhe zbukurime shtëpiake prej qelqi, “tha Drejtoria Kombëtare e Doganave e Kilit.
“Speciet e mbrojtura të zbuluara nga Dogana mbërritën në kuti kartoni, të mbështjella me gazeta dhe revista nga Madagaskari”, tha agjencia në një deklaratë.
Specialistët nga Muzeu i Historisë Natyrore San Antonio në Kili konfirmuan se objektet ishin fosile origjinale.
Autoriteti doganor i Kilit tha se po pret një përgjigje për një kërkesë dërguar qeverisë së Madagaskarit për të konfirmuar origjinën e fosileve dhe për të përcaktuar nëse vendi afrikan do të kërkojë zyrtarisht riatdhesimin e tyre.
Putin: Gati për bisedime me Kievin pas zgjedhjeve, por Ukraina do të vuajë pasojat e sulmeve ndaj civilëve
Xi Jinping përfundon vizitën në SHBA
Akuzoi Jay-Z për abuzim në vitin 2024: Padia ime ishte e rreme
- 21:47 Putin: Gati për bisedime me Kievin pas zgjedhjeve, por Ukraina do të vuajë pasojat e sulmeve ndaj civilëve
- 21:42 Hitaj: Rama bëri gabim që nuk foli për Kosovën në OKB
- 21:37 “Rama bëri mirë që nuk foli për UÇK-në në OKB”, Çollaku: Aty njihet sovraniteti serb mbi Kosovën
- 21:22 U tërhoq nga ekipi anglez, trajneri Tuchel: Cole Palmer po humbet shumë mundësi
- 21:21 Xi Jinping përfundon vizitën në SHBA
- 21:15 Akuzoi Jay-Z për abuzim në vitin 2024: Padia ime ishte e rreme