Zelensky: SHBA po shtyn tre hapa për rinisjen e diplomacisë me Rusinë

25 Shtator 2026 | 21:57

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shtyn përpara tre hapa konkretë që synojnë uljen e tensioneve dhe rikthimin e diplomacisë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas Zelenskyt, propozimet e mbështetura nga SHBA-ja përfshijnë një armëpushim të ndërsjellë ndaj sulmeve mbi infrastrukturën energjetike, rihapjen e korridorit të grurit në Detin e Zi dhe zhvillimin e një takimi trepalësh mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë.

Zelensky i bëri deklaratat në një intervistë për “Axios”, pas takimit me Donald Trump në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas presidentit ukrainas, propozimi për ndalimin reciprok të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike ka ardhur nga pala amerikane dhe Kievi është i gatshëm ta pranojë.

“Momentalisht në tryezë është një propozim: armëpushim ndaj infrastrukturës energjetike. Ne jemi gati”, tha Zelensky.

Ai theksoi se një marrëveshje e tillë do të duhej të përfshinte ndalimin e sulmeve nga të dyja palët ndaj objekteve energjetike, në një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të krijuar terren për hapa të mëtejshëm diplomatikë.

Hapi i dytë lidhet me rihapjen e korridorit të grurit në Detin e Zi, përmes të cilit Ukraina ka eksportuar produkte bujqësore. Zelensky tha se Ukraina e mbështet rikthimin e këtij korridori dhe se për këtë çështje janë zhvilluar kontakte edhe me Turqinë, Indinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin.

Hapi i tretë është zhvillimi i një takimi trepalësh mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë. Sipas Zelenskyt, një prej vendeve që po shqyrtohet për zhvillimin e këtij takimi është Abu Dhabi, ndërsa Uashingtoni ka hedhur gjithashtu idenë që fillimisht të zhvillohen bisedime mes ekipeve teknike, përpara një takimi të nivelit të liderëve.

Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të marrë pjesë në bisedime pavarësisht vendit apo formatit.

“Jemi të hapur për çdo vend, për çdo format”, u shpreh presidenti ukrainas.

Ai shtoi se gjatë takimit me Trumpin kishte kërkuar që një takim trepalësh të zhvillohej me synimin që një armëpushim ndaj infrastrukturës energjetike të ishte ndër rezultatet e para konkrete të tij. Zelensky tha gjithashtu se samiti i G20 në Miami në dhjetor mund të shërbejë si një tjetër mundësi për një takim të nivelit të lartë.

Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes palëve. Zelensky ka shprehur dyshime nëse presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të angazhohet në një proces të tillë, ndërsa Kremlini ka deklaruar se aktualisht nuk janë krijuar kushtet për rifillimin e bisedimeve të nivelit të lartë me Ukrainën.

Takimi mes Zelenskyt dhe Trumpit u zhvillua më 22 shtator në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa përpjekjet diplomatike amerikane për të rikthyer në tryezën e bisedimeve Ukrainën dhe Rusinë vijojnë në ditët e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kili sekuestron mbi 200 fosile në një kontejner nga Madagaskari: Të zhdukura rreth 66 milionë vjet më parë

Zyrtarët doganorë në Kili zbuluan dhe sekuestruan më shumë se 200 fosile molusqesh të zhdukura. Ato u zbuluan në një kontejner transporti nga Madagaskari, i...
21:54 | 25/09/2026

Putin: Gati për bisedime me Kievin pas zgjedhjeve, por Ukraina do të vuajë pasojat e sulmeve ndaj civilëve

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ishte gati të rifillonte negociatat me Kievin pas zgjedhjeve parlamentare, por Ukraina u përpoq të sulmonte...
21:47 | 25/09/2026

Xi Jinping përfundon vizitën në SHBA

Presidenti kinez Xi Jinping ka përfunduar të premten vizitën e tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara, e cila u shoqërua me një pritje të nivelit...
21:21 | 25/09/2026