Franca dërgon trupa në Arabinë Saudite

25 Shtator 2026 | 22:00

Franca do të dërgojë trupa, radarë dhe sisteme mbrojtëse në Arabinë Saudite, në kuadër të një marrëveshjeje të finalizuar mes Parisit dhe Riadit.

Lajmin e bëri të ditur presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se objektivi është mbrojtja e qytetit port të Yanbu-së, një pikë strategjike për transportin e energjisë në Detin e Kuq.

“Ne kemi finalizuar një marrëveshje me sauditët për të vendosur asete ushtarake, që do të thotë trupa, radarë dhe sisteme mbrojtëse, për të mbrojtur këtë vend,  jo për tu përfshirë në konflikt, por për të mbrojtur vendin”, tha Macron.

Deklarata vjen në një moment tensioni të shtuar në rajon.

Për Parisin, mbrojtja e infrastrukturës strategjike dhe e rrugëve të transportit energjetik është një çështje me rëndësi të veçantë.

Gjatë intervistës, Macron komentoi edhe debatin në Shtetet e Bashkuara për kufizimin e eksporteve të naftës.

“Çfarë do t’i propozoj Trump? Pikërisht që ne, kombet dhe ekonomitë kryesore të njohura si G7, të ulemi së bashku nëse duam të ulim çmimet për vendet tona, ndoshta duhet të shqyrtojmë lirimin e rezervave strategjike në një mënyrë të koordinuar. Kjo do të rriste furnizimin e tregut dhe do të ulte çmimet”, tha Macron.

Ndërkohë, sa i përket Rusisë, Macron tha se CIA nuk e ka paralajmëruar Parisin për një sulm të mundshëm rus ndaj Evropës Jugore që mund të përfshinte edhe Francën.

Megjithatë, presidenti francez deklaroi se Rusia po shton veprimet armiqësore dhe kriminale ndaj vendeve evropiane dhe se Franca mund të përballet me kërcënime të ngjashme me incidentin e dështuar në Leipzig.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky: SHBA po shtyn tre hapa për rinisjen e diplomacisë me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shtyn përpara tre hapa konkretë që synojnë uljen e tensioneve dhe...
21:57 | 25/09/2026

Kili sekuestron mbi 200 fosile në një kontejner nga Madagaskari: Të zhdukura rreth 66 milionë vjet më parë

Zyrtarët doganorë në Kili zbuluan dhe sekuestruan më shumë se 200 fosile molusqesh të zhdukura. Ato u zbuluan në një kontejner transporti nga Madagaskari, i...
21:54 | 25/09/2026

Putin: Gati për bisedime me Kievin pas zgjedhjeve, por Ukraina do të vuajë pasojat e sulmeve ndaj civilëve

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ishte gati të rifillonte negociatat me Kievin pas zgjedhjeve parlamentare, por Ukraina u përpoq të sulmonte...
21:47 | 25/09/2026