Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi
Marko Kepi, president i shoqatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë”, në një lidhje drejtpërdrejt nga SHBA-ja për Euronews Albania në emisionin Review me Greta Topjana, tha se në mbrëmjen gala në New York ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama, ishte ftuar gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ky i fundit nuk kishte marrë pjesë.
Kepi u shpreh se në vend të Kurtit mori pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili mbajti edhe një fjalim. Ndërkohë, sipas tij, e ftuar ishte edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.
“Në mbrëmje ishte i ftuar zoti Kurti dhe nuk mori pjesë, po mori pjesë zotëri Konjufca në eventin dhe bëri dhe fjalimin në emër të Republikës së Kosovës.
Mbajti fjalim dhe Vjosa Osmani, pra ish-presidentja e Kosovës. Ndërsa me sa kam parë vetë zoti Kurti në New York në këtë vizitë që ka bërë, që është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët si zoti Rama, si Kurti, gjithë faktori politik shqiptar duhet të jenë bashkë, një grup me një plan për çështje kombëtare, po ndodh e kundërta.
Për shembull Kurti në qoftë se e sheh në postimet e tija, thjesht si me qenë piknik ka shkuar, vetëm nëpër universitete ku ka klube studentash shqiptarë që janë krejt të parëndësishëm. Nuk ka takuar as edhe një diplomat amerikan të rëndësishëm dhe të vetmit diplomatë ose të vetmit politikanë që janë me emër ose me peshë që ka takuar, janë ata që mund t’i takojë që nga Kosova. Ka takuar përfaqësuesit e Maqedonisë, të Malit të Zi, të Kroacisë.
Pra nuk ka takuar dikë që mund të na ndihmojë prej Kosovës”, u shpreh ai.
Hitaj: Rama bëri gabim që nuk foli për Kosovën në OKB
Protestë në Mitrovicë kundër aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët
Kuvendi i Kosovës të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale
- 22:01 “Më mirë një grua pak tërheqëse, por besnike, sesa…” ,deklarata që trazoi politikën italiane
- 22:00 Franca dërgon trupa në Arabinë Saudite
- 21:57 Zelensky: SHBA po shtyn tre hapa për rinisjen e diplomacisë me Rusinë
- 21:54 Kili sekuestron mbi 200 fosile në një kontejner nga Madagaskari: Të zhdukura rreth 66 milionë vjet më parë
- 21:47 Putin: Gati për bisedime me Kievin pas zgjedhjeve, por Ukraina do të vuajë pasojat e sulmeve ndaj civilëve
- 21:42 Hitaj: Rama bëri gabim që nuk foli për Kosovën në OKB