25 Shtator 2026, 22:11
Nga E.d
Foto ilustruse
Zbardhen diskutimet nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit të Policisë Shkencore, dhe Embro Sulejmanit, kryekamarierit të një lokali pranë vilave qeveritare në Durrës që frekuentohej rregullisht nga i shumëkërkuari i drejtësisë Ergys Agasi.
Kryekamarieri Sulejmani ka pranuar se ka njohje me Ergys Agasin, por sipas tij nuk beson të ketë kryer vepër penale.
“Ergys Agasin e njoh prej shumë vitesh, ka qenë klient i rregullt i lokalit ku punoj si kryekamarier. Jemi nga e njëjta zonë dhe kjo njohje ka qenë vite më parë se u shpall në kërkim.
Kam pasur kontakte që lidhen me punën. Vinte rezervonte tavolinën dhe kërkonte që ti shërbeja unë, siç ndodh kudo, nuk mendoj se kam kryer ndonjë krim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani.
Mbrojtja e Sulejmanit ka ngritur pretendimin se masa shtrënguese e arrestit në shtëpi është e papërshtatshme. Mes argumenteve, ajo ka theksuar se një kamarier mund t’u shërbejë shumë personave që kanë probleme me drejtësinë, por kjo nuk përbën shkak për akuzë të përkrahjes së autorit të krimit.
Një tjetër argument që e deklaroi mbrojtja, ishte fakti se “është e pa arsyeshme, që drejtoresha e SHISH, që akuzohet për dy vepra penale, njëra prej tyre e njëjtë me Sulejmanin, qëndron në masë më të butë, ndërsa kamarieri i një lokali që ka shërbyer supë dhe ushqim, në burg”.
Ndërsa Fatjon Kalluçi nuk ka dhënë shpjegime por i ka dhënë tagra avokatit që kërkoi masë më të butë sigurie. Mësohet se gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë të enjten për krye-agjenten, prokurorët i kanë përmendur sulmin që ajo bëri ndaj gazetarëve në hyrje të gjykatës, ku i kujtuan se deklarata të tilla përbëjnë ngjashëm veprime të cilat është e dyshuar zyrtarisht. /Marrë nga Ora News
vlora hyseni
Aktualitet
25 Shtator 2026, 21:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta e 118-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët t&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 21:00
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur mashimin në rrugët e kryeqytetit, nd&e...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:16
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe k...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:15
E.d
Aktivisti
TIRANA- Aktivisti Erald Ndoj iu drejtua publikisht ambasadorit të ri të Amerikës, Eric Wendt, duke kërkuar mbë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:14
E.d
Aktivisti Arben Kola
TIRANA- Aktivisti Arben Kola falenderoi shqiptarët në SHBA, të cilët pritën me vezë kryeministrin E...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:12
E.d
Edison Lika
TIRANA- Aktivisti Edison Lika ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 19:33
E.d
Pamje
Qytetarë në disa qytete të Kosovës kanë dalë në rrugë të premten pasdite për të protestuar kun...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 19:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. P...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 19:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 118-të të protestës për largimin e Kryeminist...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 19:04
E.d
Fatri Islamaj
TIRANA- Fatri Islamaj është zgjedhur ditwn e sotme anëtari i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ai ka ...