Vetëvrasje apo vrasje? Dokumente të reja rihapin misterin e mbesës së Hitlerit

25 Shtator 2026 | 22:27

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë mbesën e tij, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e diktatorit në Mynih, në vitin 1931, ngjarje që u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje.

Angela ‘Geli’ Raubal, 23 vjeçe, u gjet e vdekur me një plagë arme zjarri në gjoks, ndërsa arma ishte një pistoletë që i përkiste Hitlerit.

Dokumentet zyrtare tregojnë se Hitleri – i cili po fitonte famë, por ende nuk e kishte marrë pushtetin në Gjermani – ishte larguar nga Mynihu për në Nuremberg një ditë para vdekjes së mbesës, një afat kohor që do të vërtetonte se ai nuk mund të kishte qenë i përfshirë në vdekjen e saj.

Por historiani gjerman, Harold Sandner, thotë se ka zbuluar një detaj në regjistrin zyrtar të vdekjeve të Mynihut që jep datën dhe orën e zbulimit të trupit të Raubal, dhe që është pikërisht ora 10:15 e mëngjesit më 18 shtator 1931. Dy njoftime vdekjeje të gjetura në arkiva gjithashtu e mbanin atë datë. Nëse këto të dhëna janë autentike, ato do ta vendosnin vdekjen e Raubal rreth 24 orë më herët se sa besohej më parë, çka tregon se Hitleri ka qenë në Mynih kur u zbulua trupi i pajetë i të resë, shkruan CNN. Të dhënat zyrtare tregojnë se ai nuk u nis për në Nuremberg deri pasditen e 18 shtatorit.

Sipas historianit Sandner, të dhënat kontradiktore tregojnë për një mbulim të mundshëm të vrasjes nga zyrtarë të policisë, mbështetës të Partisë Naziste të Hitlerit. Gjetjet e historianit u botuan për herë të parë nga revista gjermane e lajmeve Der Spiegel dhe do të detajohen në librin e tij të ardhshëm, “Vdekja e Angela ‘Geli’ Raubal: Vetëvrasje apo lojë e ndyrë?”, që pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

Thomas Weber, një ekspert mbi Gjermaninë naziste, dhe që e njihte prej shumë vitesh Sandner, i tha CNN se historiani është “jashtëzakonisht i përpiktë” dhe se dokumentet e tij janë të besueshme.

Shumë historianë besojnë se Hitleri ishte i dashuruar me Raubal dhe se sjellja e tij ndaj saj ishte bërë intensivisht kontrolluese dhe posesive. Pak para vdekjes së saj, Hitleri dhe Raubal besohet se kanë debatuar për dëshirën e saj për t’u larguar nga Mynihu për në Vjenë, për të ndjekur studimet muzikore. Të dhënat e zbuluara rishtazi nuk e zgjidhin misterin se si vdiq Raubal.
Megjithatë, ato rihapin pyetje që kanë vazhduar për gati 100 vjet rreth asaj që ndodhi saktësisht brenda shtëpisë së tij në Mynih ditën e vdekjes së saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Papa: Inteligjenca artificiale duhet t’u shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi 

Papa Leo XIV paralajmëroi të premten kundër rreziqeve të inteligjencës artificiale, duke deklaruar se teknologjitë e reja duhet të “mbeten në shërbim të personit njerëzor”,...
22:19 | 25/09/2026

SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë

Ushtria amerikane po shqyrton vendosjen e njësive mjekësore, logjistike dhe të policisë ushtarake, ndërsa Pentagoni mban gati planet për veprime të mundshme në Kubë, raporton...
22:18 | 25/09/2026

Franca dërgon trupa në Arabinë Saudite

Franca do të dërgojë trupa, radarë dhe sisteme mbrojtëse në Arabinë Saudite, në kuadër të një marrëveshjeje të finalizuar mes Parisit dhe Riadit. Lajmin e...
22:00 | 25/09/2026