25 Shtator 2026, 22:23
Nga E.d
Pamje
Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij me eprorët dhe kolegët, që sipas tij kanë nisur prej vitesh. Preka pretendon se ka denoncuar problematika brenda FNSH-së Shkodër, përfshirë presione ndaj efektivëve dhe abuzime me dieta, por që sipas tij, në vend që të nisnin hetimet për drejtuesit e repartit, ishte ai që përballej me masa disiplinore të njëpasnjëshme.
Në vitin 2020, ai thotë se një shpërthim me tritol ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa ishte me familjen. Preka pretendon se ende nuk ka marrë informacion nga Policia dhe Prokuroria për autorët apo përfundimin e hetimit.
Një tjetër përplasje, po në vitin 2020, lidhet me një koleg në Shëngjin dhe pretendimin për nxjerrjen e armëve.
Prokuroria e Lezhës e pushoi çështjen, duke konkluduar se konflikti ishte verbal, ndërsa Policia e Shkodrës nisi një hetim paralel dhe, pavarësisht vendimit të Prokurorisë, ai mori një masë disiplinore që më vonë do ta penalizonte.
Në vitin 2024, Preka u përfshi në një tjetër hetim, pasi disa kolegë pretenduan se e kishin parë duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. Personat e përfshirë e mohuan konfliktin, ndërsa Prokuroria e Shkodrës nuk nisi procedim penal ndaj efektivit. Në këtë rast, të gjitha dëshmitë e kolegëve të tij ishin kundër Prekës.
Në qendër të denoncimeve të Prekës është ish-komandanti i FNSH-së Shkodër, Hamdi Shullani, të cilin ai e akuzon për presione dhe penalizime të padrejta.
Përballë “Piranjave”, ish-komandanti i FNSH-së në Shkodër, Hamdi Shullani, i mohon akuzat, ndërsa refuzon të përgjigjet në lidhje me dy ngjarje të denoncuara nga Altini, që përfshijnë drejtpërdrejt Shullanin në ngjarje të rënda kriminale.
Po ashtu, ai nuk u përgjigj nëse disponon apo jo certifikatë sigurie.
Por rrëfimi i Prekës nuk përfundon këtu. Detaje tronditëse dhe ngjarje që do të shkundnin besimin e tij te Policia do të trajtohen në episodin e ardhshëm. Kush e kërcënoi me jetë Altin Prekën në krye të detyrës? Ndiqni episodin e ardhshëm./piranjat news
altin preka
Aktualitet
25 Shtator 2026, 22:20
E.d
Pamje
Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit t&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 22:15
E.d
Pamje
E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 22:11
E.d
Foto ilustruse
Zbardhen diskutimet nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit t&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 21:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta e 118-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët t&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 21:00
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur mashimin në rrugët e kryeqytetit, nd&e...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:16
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe k...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:15
E.d
Aktivisti
TIRANA- Aktivisti Erald Ndoj iu drejtua publikisht ambasadorit të ri të Amerikës, Eric Wendt, duke kërkuar mbë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:14
E.d
Aktivisti Arben Kola
TIRANA- Aktivisti Arben Kola falenderoi shqiptarët në SHBA, të cilët pritën me vezë kryeministrin E...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 20:12
E.d
Edison Lika
TIRANA- Aktivisti Edison Lika ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 19:33
E.d
Pamje
Qytetarë në disa qytete të Kosovës kanë dalë në rrugë të premten pasdite për të protestuar kun...