Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të Kamberas. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, një prej të rinjve, me inicialet L.Z., ka ndërruar jetë, ndërsa dy personat e tjerë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të plagosurit janë transportuar me automjete të Policisë drejt spitalit. Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të mjeteve është shoqëruar në ambientet e policisë.
Paraprakisht, dyshohet se lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë mund të kenë qenë ndër shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të përplasjes.
Në aksident janë përfshirë automjetet me targa:
Benz AC 034 AU
Audi AB 861 EY
Passat AB 786 ZC
Informacionet janë paraprake dhe pritet që Policia të japë të dhëna zyrtare mbi viktimën, të plagosurit dhe rrethanat e aksidentit.
© SYRI.net
VIDEO/ Nga tritoli në banesë te përplasjet me eprorët dhe kërcënimet, denoncimet e bujshme të efektivit të FNSH-së
178 mijë euro për panele, 88 mijë euro humbje: Si po investohen paratë në Portin Durrësit që do të zhvendoset
Mbledhja e gjyqtarëve/ Zgjidhen 3 anëtarët e KLGJ, Sandër Simoni nga GJL, Fatri Islamaj nga Apeli dhe Brunilda Kadi