AKTUALITET /

Përplasen 3 automjete në Fushë-Krujë. Një i ri humb jetën, dy të plagosur në gjendje kritike

Shkruar nga Versus

Përplasen 3 automjete në Fushë-Krujë. Një i ri humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë-Krujë–Krujë, pranë Kamberas, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar, një pjesë e transportit është kryer edhe me automjete të Policisë.

Njëri prej të aksidentuarve, i identifikuar me inicialet L.Z., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Dy personat e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim mjekësor.

Pas aksidentit, njëri prej drejtuesve të automjeteve të përfshira është shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Poll