E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“NATIONS LEAGUE” – Italia dështon në debutim, Belgjika feston në Romë

Italia e Roberto Mancinit e ka nisur me humbje aventurën e dytë të trajnerit në krye të “Azzurrëve”.

Në debutimin në Nations League 2026/27, të luajtur në “Stadio Olimpico” të Romës, Belgjika triumfoi 0-2.

Belgjika e zhbllokoi ndeshjen me Mika Godts, ndërsa Dodi Lukebakio shënoi golin e dytë, duke i dhënë skuadrës së Mark van Bommel një fitore të rëndësishme në startin e Grupit A1.

Për Italinë, kjo ishte një goditje e hidhur në rikthimin e Mancinit në pankinë.

Reklamë

Trajneri italian pranoi pas ndeshjes se pjesa e parë ishte “nën pritshmëri”, ndërsa vlerësoi reagimin e skuadrës pas pushimit.

Tashmë Italia duhet të reagojë në transfertën ndaj Turqisë më 28 shtator, përpara përballjes me Francën më 2 tetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.