Taylor Swift ka surprizuar fansat me një tjetër kapitull të albumit të saj “The Life of a Showgirl”, duke publikuar versionin e zgjeruar “The Life of a Showgirl: The Encore”.
Edicioni i ri, i publikuar më 25 shtator, përmban katër këngë të reja: “Patient Zero”, “Cleveland!”, “Pink Clouding” dhe “Babylon”. Këngët i bashkohen 12 këngëve të albumit origjinal, duke e çuar projektin në 16 këngë gjithsej.
Swift kishte njoftuar më herët se këngët e reja u krijuan pasi ajo udhëtoi drejt Suedisë për të festuar suksesin e albumit me bashkëpunëtorët e saj, Max Martin dhe Shellback.
Rreth një vit më parë, ju bëtë diçka vërtet të paimagjinueshme. Diçka që më la krejtësisht pa fjalë… I dhatë ‘The Life of a Showgirl’ javën e parë më të madhe për një album në histori
-shkroi këngëtarja në njoftimin e saj.
Ajo tregoi se udhëtimi në Suedi fillimisht ishte menduar si një mënyrë për të festuar suksesin, por përfundoi në studio regjistrimi.
Shkova në Suedi për të festuar me Max dhe Shellback, dy bashkëpunëtorët e mi në këtë album. Në të vërtetë, thjesht donim të reflektonim dhe të shijonim atë moment për të cilin ishim kaq mirënjohës, por aty kishte një studio dhe ne bëmë atë që bëjmë kur ndiejmë diçka: shkruam më shumë këngë.
Kënga “Patient Zero” është zgjedhur si kënga e parë promovuese e këtij edicioni dhe shoqërohet me një videoklip ku shfaqen edhe aktorët Colin Farrell dhe Dakota Johnson. Videoklipi pritet të prezantohet gjatë ceremonisë së MTV Video Music Awards.
Ndërkohë, “Cleveland!” ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak të titullit. Cleveland është qyteti ku është rritur bashkëshorti i Swift, Travis Kelce, dhe kënga përfshin referenca ndaj marrëdhënies së tyre.
Dy këngët e tjera, “Pink Clouding” dhe “Babylon”, plotësojnë edicionin e ri të albumit.
Swift i ka përshkruar këngët e reja si një produkt të lindur nga mirënjohja ndaj fansave për mënyrën se si e pritën albumin.
Shpresoj t’i doni, sepse ato lindën nga mirënjohja e pastër për entuziazmin dhe dashurinë tuaj ndaj albumit që bëmë
-është shprehur ajo.
“The Life of a Showgirl” u publikua fillimisht në tetor 2025 dhe përmbante 12 këngë. Versioni i ri vjen pasi albumi pati një nisje jashtëzakonisht të suksesshme në treg, duke e shtyrë Swift-in dhe bashkëpunëtorët e saj të riktheheshin në studio.
“The Life of a Showgirl: The Encore” është një tjetër version i zgjeruar i projektit, pas disa edicioneve alternative që Swift ka publikuar gjatë kësaj epoke muzikore.
Këngëtarja pritet gjithashtu të jetë në qendër të vëmendjes gjatë MTV Video Music Awards të 27 shtatorit, ku do të marrë nderimin e parë “Artist Director Honors”.