Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E veçanta e protestës së 10, në ekran shfaqen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli: Jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë për popullin (VIDEO)  

Shkruar nga Newsbomb
E veçanta e protestës së 10, në ekran shfaqen Hashim
Hashim Thaçi e Kadri Veseli

As shiu nuk i ka ndaluar shqiptarët që të mblidhen për të 10-tën ditë në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, nga ku kanë kërkuar sërish lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Me çadra në duar, qytetarë të shumtë në numër, kanë brohoritur njëzëri “UÇK, UÇK”. Ndërsa ndryshe nga ditët e mëparshme, në protestën e sotme, protestuesit përveç fjalimeve të mbajtura nga ana e tyre, i kanë lënë hapësirë dhe fjalëve të çlirimtarëve.

Në ekranin e madh të vendosur në zemër të Prishtinës, mbrëmjen e sotme u shfaqën pjesë nga momentet kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli thonë me bindje të plotë se ata nuk kanë bërë asnjë gabim, thjesht kanë vepruar në të mirën e popullit dhe vendit të tyre, duke shtuar se bënë atë që do bënte secili prej shqiptarëve të Kosovës.

Ashtu si dhe më parë, të pranishëm në tubimin e sotëm të mbajtur si shenjë revolte për burgosjen e çlirimtarëve, kanë qenë dhe fëmijët e këtyre të fundit, përfshirë këtu: Endrit Thaçin, Klestor Veselin, Altin Krasniqin si dhe figura mjaft të njohura të politikës dhe shoëbizit shqiptar.

Video Credits: RTV21 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese