Limaj në protestën “Jo në emrin tim”: UÇK-ja është identitet i këtij kombi dhe i lirisë

25 Shtator 2026 | 23:46

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në protestën “Jo në emrin tim”, të zhvilluar në kundërshtim të aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta është pjesë e tubimeve që po zhvillohen prej ditësh në Kosovë kundër vendimit të shpallur më 16 shtator.

Limaj tha se vendimi i Gjykatës Speciale ka nxjerrë në pah, sipas tij, krenarinë e qytetarëve për UÇK-në dhe kontributin e saj në çlirimin e Kosovës.

“Besoj që kjo situatë e rëndë pas vendimit të Gjykatës në Hagë ka çuar atë që ne e kemi ditur gjithmonë: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është identitet i këtij kombi, i lirisë dhe siç kemi thënë ndërdijen e popullit të Kosovës e posaçërisht djemve e vajzave për të çliruar këto ditë kanë nxjerrë në pah që ndihen krenarë për baballarët e tyre. Ai produkt është vetë liria, shteti e krejt aio qe sot e gëzoni”, tha ai.

Kreu i Nismës argumentoi se aktgjykimi nuk duhet parë vetëm në raport me individët e dënuar, por e interpretoi atë si një përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si trajtohet historia e luftës së Kosovës.

“Ndihem mirë që njerëzit e kanë kuptuar që ky aktgjykim nuk ka të bëjë me individin se ky aktgjykim ka një objektiv për të shlyer një histori e për të rishkruar një histori. Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejon që t’i rishkruhet historia”, tha ai.

Limaj kishte kundërshtuar publikisht edhe më herët aktgjykimin e 16 shtatorit, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe duke përdorur moton “Jo në emrin tim”. Vendimi i Dhomave të Specializuara është aktgjykim i shkallës së parë dhe nuk është përfundimtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi

Marko Kepi, president i shoqatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë”, në një lidhje drejtpërdrejt nga SHBA-ja për Euronews Albania në emisionin Review me Greta Topjana, tha...
22:02 | 25/09/2026

Hitaj: Rama bëri gabim që nuk foli për Kosovën në OKB

I ftuar këtë të premte në Euronews Albania në Review me Greta Topjana, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në...
21:42 | 25/09/2026

Protestë në Mitrovicë kundër aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë mbahet protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të UÇK-së. Kryetari i OVL-UÇK-së në Mitrovicë,...
18:23 | 25/09/2026