Baseli ka vendosur për trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për serbin Slavisha Jokanoviq. Baseli e ka zyrtarizuar të premten trajnerin e ri.
Stephen Lichtsteiner është shkarkuar ditë më parë dhe klubi i madh zviceran ishte në kërkim të trajnerit të ri. U vendos për 58-vjeçarin Jokanoviq, të lindur në Novi Sad.
Ai së fundi drejtoi skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Nasr. Ka drejtuar edhe Dinamo Moskën, Sheffieldin, Watfordin e skuadra të tjera.
Xherdan Shaqiri është kapiten i Baselit.