Aksident i rëndë në aksin ‘Fushë-Krujë – Krujë”, tre mjete përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një 19-vjeçar, plagosen dhe dy persona
26/09/2026 07:38
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë-Krujë – Krujë, në afërsi të fshatit Kameras.
Tre automjete bëhet me dije se janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë një person humbi jetën dhe dy mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima u identifikua me inicialet L.Z.
Në aksident mësohet se janë përfshirë një automjet tip Mercedes Benz, një Audi dhe një Volkswagen.
Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë janë bërë shkak për aksidentin.
Top Channel