Një mjegull e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm ultësirën e Krujës, nga Thumana deri në Rinas dhe zonat përreth.

Për shkak të dendësisë së mjegullës, shikueshmëria në rrugë është e kufizuar.

Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtimin veri-jug dhe anasjelltas duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.