Irani propozon armëpushim 7-ditor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Vendimi tani është në duart e SHBA-së

Teherani i ka paraqitur Uashingtonit një plan “specifik” shtatëditor për rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit, ndërsa përgjegjësinë për vendimin e ka tashmë pala amerikane. Kështu deklaroi dje në Kombet e Bashkuara ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Të lidhura

None found

“Nëse përmbushen kushtet e nevojshme, Ngushtica mund të hapet sërish dhe lëvizja e anijeve mund të rikthehet brenda shtatë ditësh. Tani zgjedhja i takon Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Araghchi.

Sipas ministrit iranian, masat që duhet të ndërmarrë Uashingtoni nuk përbëjnë kërkesa të reja, pasi ato janë përcaktuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të firmosur nga dy vendet në qershor.

Një zyrtar iranian i tha më herët Reuters se Teherani nuk planifikon të bëjë lëshime lidhur me programin e tij bërthamor, edhe në rast se SHBA-ja do ta pranonte propozimin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Plani përfshin disa masa, mes tyre heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane.

Zyrtari theksoi se kalimi detar strategjik do të qëndronte i mbyllur deri në momentin kur Shtetet e Bashkuara të “përmbushnin të gjitha kushtet e Iranit”.

Drafti i paraqitur nga Irani kërkon që luftimet të ndalen në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, brenda një periudhe shtatëditore. Gjithashtu, Uashingtoni duhet të heqë bllokadën ndaj porteve të Iranit dhe sanksionet mbi naftën, si dhe të zhbllokojë asetet iraniane të ngrira.

Propozimi iu dorëzua palës amerikane në një moment kur armiqësitë në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar. Kjo ndodh pas shtatë muajsh lufte mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa rebelët Huthi të Jemenit kanë ndërmarrë një seri sulmesh me raketa dhe dronë ndaj Arabisë Saudite.


Shtuar më 26.09.2026 08:10

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet