“Më goditi me pasqyrë"/ Flet shefi i Komisariatit të Krujës pas publikimit të videos: Nuk e kam kërcënu...
Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Athinë/ Plagoset 10-vjeçarja shqiptare, gjendet i djegur mjeti i autorëve (FOTOT)
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën Agorakritou 32, ku persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet, kaluan pranë kafenesë “Amora” dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të fasadës së lokalit.
26 Shtator 2026, 07:43Nga E. D
Pamjet nga vendin i ngjarjes
ATHINË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku mbeti e plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare. Konkretisht ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën Agorakritou 32, ku persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet, kaluan pranë kafenesë “Amora” dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të fasadës së lokalit.
Si pasojë e të shtënave, 10-vjeçarja, vajza e pronarit të kafenesë, u plagos në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës. Më pas, e mitura u transportua në Spital nga nëna e saj. Në momentin e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin rreth 10 klientë, të gjithë shtetas shqiptarë.
Sipas të dhënave të para, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan nga brenda makinës dhe më pas u larguan me shpejtësi. Automjeti i dyshuar që është përdorur në sulm u gjet i djegur pak kohë më vonë në zonën e Aspropirgou.
Për momentin, nuk është përcaktuar nëse 10-vjeçarja u plagos drejtpërdrejt nga një plumb apo nga një copëz e shkaktuar prej të shtënave. Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të plta të ngjarjes./Dosja.al