Breshëri plumbash drejt një kafeneje në Athinë, plagoset një vajzë 10-vjeçare shqiptare
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnatës së të premtes ndaj një kafeneje në zonën e Shën Pantelejmonit në Athinë, ku mbeti e plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej brenda lokalit në momentin e sulmit.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 në rrugën Agorakritou 32, kur persona të paidentifikuar që lëviznin me një automjet kaluan pranë kafenesë “Amora” dhe hapën zjarr në drejtim të fasadës së lokalit.
Nga të shtënat u plagos në këmbën e majtë, në zonën e pulpës, vajza 10-vjeçare e pronarit të kafenesë. Ajo u dërgua menjëherë nga e ëma në Spitalin Pediatrik, ku po merr trajtim mjekësor.
Autoritetet greke dyshojnë se në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan nga brenda makinës dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Në momentin e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin 10 klientë, të gjithë shtetas të huaj.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur pak më vonë në zonën e Aspropirgosit, çka po hetohet si një përpjekje për të zhdukur gjurmët.
Policia po heton autorët dhe motivin
Hetuesit ende nuk kanë përcaktuar nëse vajza u plagos nga një plumb apo nga një copëz predhe, ndërsa po shqyrtohen të gjitha provat për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit.
Sipas të dhënave të deritanishme, jeta e 10-vjeçares nuk është në rrezik, ndërsa Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Hitaj: Rama bëri gabim që nuk foli për Kosovën në OKB
Protestë në Mitrovicë kundër aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët
- 08:07 Botët OpenAI ndërhynë në faqet e shumta të agjencive qeveritare amerikane
- 23:46 Limaj në protestën “Jo në emrin tim”: UÇK-ja është identitet i këtij kombi dhe i lirisë
- 22:27 Vetëvrasje apo vrasje? Dokumente të reja rihapin misterin e mbesës së Hitlerit
- 22:20 “Fjeta milioner dhe u zgjova i rrënuar!”! Roberto Carlos trondit botën e futbollit: Humba 99% të pasurisë brenda një nate
- 22:19 Papa: Inteligjenca artificiale duhet t’u shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi
- 22:18 “A kishte dijeni Vlora Hyseni për vendndodhjen e Agasit?” Gazetari Koka: SPAK thotë se e dinte