Aksident tragjik në Fushë-Krujë, përplasen tre automjete! Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

26 Shtator 2026 | 08:14

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Fushë-Krujë–Krujë, pranë fshatit Kameras.

Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete, një Mercedes-Benz, një Audi dhe një Volkswagen, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Viktima është identifikuar me inicialet L.Z., ndërsa dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga kombinimi i shpejtësisë së lartë me lagështinë në rrugë, megjithatë shkaku i saktë i ngjarjes do të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi

Marko Kepi, president i shoqatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë”, në një lidhje drejtpërdrejt nga SHBA-ja për Euronews Albania në emisionin Review me Greta Topjana, tha...
22:02 | 25/09/2026

Fjalimi i plotë i Kryeministri Edi Rama në OKB: Cili po e kërcënon të vërtetën

Kryeministri Edi Rama ka përfaqësuar këtë të premte në SHBA, Shqipërinë në OKB ku ka mbajtur një fjalim kryesisht për problemet që inteligjenca artificiale po...
21:09 | 25/09/2026

Rama në OKB: Kur një gënjeshtër shumëfishohet miliarda herë, e vërteta varroset

Kryeministri Edi Rama e vuri theksin te rreziku që, sipas tij, paraqet manipulimi i informacionit dhe kontrolli i shpërndarjes së tij për demokracinë dhe lirinë...
19:57 | 25/09/2026