Shqipëria përballet sonte me Bjellorusinë në startin e Ligës së Kombeve

Kombëtarja shqiptare zbret sonte, të shtunën, në fushë për ndeshjen e parë të Grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë do të presin Bjellorusinë në orën 20:45, në një takim që do të shënojë edhe debutimin zyrtar të Rolando Maranit në drejtimin e ekipit.

Të lidhura

None found

Ky kapitull i ri nis në një situatë të vështirë për Shqipërinë, e cila ka regjistruar pesë humbje radhazi në të gjitha kompeticionet. Në dy miqësoret e fundit, të luajtura në qershor, skuadra kuqezi u mposht 1-0 nga Izraeli dhe po me të njëjtin rezultat nga Luksemburgu.

Pas largimit të Sylvinhos në maj, Marani është vendosur në krye të Kombëtares, me synimin për të nisur një fazë të re.

Përballë saj do të jetë një Bjellorusi në formë të mirë. Ekipi i drejtuar nga Viktor Goncharenko nuk ka pësuar humbje në gjashtë ndeshjet e fundit, ku ka marrë tri fitore dhe tri barazime.

Gjatë miqësoreve të këtij viti, Bjellorusia ka triumfuar ndaj Qipros, Armenisë dhe Sirisë, ndërsa në duelin e fundit barazoi 2-2 me Burkina Fason.

Megjithatë, bilanci i përballjeve të drejtpërdrejta favorizon Shqipërinë. Kuqezinjtë kanë mbetur të pamposhtur në katër takimet e fundit me Bjellorusinë, duke regjistruar tri fitore dhe një barazim.

Edhe dy sfidat e fundit mes dy përfaqësueseve në Ligën e Kombeve, të zhvilluara në edicionin 2020/21, janë mbyllur me suksesin e Shqipërisë.

Pas sfidës së sotme, kalendari i Kombëtares do të vijojë më 29 shtator me transfertën ndaj San Marinos. Më 3 tetor kuqezinjtë do të përballen në transfertë me Finlandën, ndërsa më 6 tetor do të presin San Marinon.


Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet