web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Irani i propozon marrëveshje SHBA-së për të rihapur Ngushticën e Hormuzit brenda shtatë ditësh

26 Shtator 2026, 08:18, Kosova & Bota CNA

Irani i propozon marrëveshje SHBA-së për të rihapur

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi i tij i ka propozuar SHBA-së një marrëveshje që do të shihte Ngushticën e Hormuzit të rihapej brenda një jave.

Araghchi u tha gazetarëve në OKB në Nju Jork se kjo mund të bëhet nëse plotësohen kushtet e nevojshme tw cilat janw të përfshira në memorandumin e mirëkuptimit (MOU) të nënshkruar në qershor.

"Zgjedhja tani u takon Shteteve të Bashkuara", tha ai, duke shtuar se plani iu dorëzua SHBA-së nëpërmjet Katarit.

I pyetur në lidhje me ofertën iraniane, një zyrtar amerikan i tha BBC-së se po zhvilloheshin diskutime pozitive përmes ndërmjetësve, përfshirë edhe çështjet bërthamore.

Ndërsa SHBA-të ende nuk kanë dhënë përgjigjen e tyre zyrtare ndaj propozimit, Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë, raportoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte hedhur poshtë marrëveshjen.

Sipas raportimit, Trump ishte privatisht skeptik se Irani do t’i përmbushte kërkesat e tij dhe i kishte thënë stafit të tij se e shihte të mundshme një fushatë të re bombardimi.

SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt. Irani u përgjigj duke sulmuar Izraelin dhe bazat amerikane në Gjirin Persik dhe aleatët arabë të SHBA-së në Gjirin Persik, si dhe duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

Rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë kalonte nëpër ngushticë para luftës dhe mbyllja e saj ka shkaktuar luhatje të mëdha të çmimeve të energjisë.

Kjo gjithashtu ka rritur presionin mbi Trump për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit - veçanërisht ndërsa SHBA-të shkojnë drejt zgjedhjeve të Kongresit në nëntor.

"Nëse plotësohen kushtet e nevojshme, ngushtica mund të rihapet, dhe një kalim detar normal mund të rivendoset brenda shtatë ditësh", u tha Araghchi gazetarëve./ CNA





Lajmet e fundit nga