Ambasadori i ri i SHBA nis misionin diplomatik në Shqipëri, Eric Wendt takohet me Presidentin Bajram Begaj

Pas një periudhe gati trevjeçare pa një ambasador të konfirmuar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë do të ketë sërish drejtuesin e saj zyrtar.

Eric Wendt nis këtë të shtunë misionin diplomatik në Shqipëri, duke pasuar Yuri Kim, e cila u largua nga detyra në qershor të vitit 2023.

Të lidhura

None found

Ambasadori i ri amerikan do të pritet sot në një takim zyrtar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të cilit do t’i dorëzojë letrat kredenciale. Pas ceremonisë, mësohet se Begaj dhe Wendt pritet të zhvillojnë edhe një takim kokë më kokë.

I propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati më 6 gusht, Eric Wendt, vjen në Tiranë me një karrierë të gjatë në fushën ushtarake dhe të sigurisë kombëtare.

Wendt ka mbi 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, ku ka mbajtur detyra drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets”. Gjatë karrierës së tij diplomaci-ushtarake, ai ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s.

Gjatë dëgjesës në Senatin amerikan më 20 maj, Wendt prezantoi edhe prioritetet e tij për misionin në Shqipëri. Ai theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Në fokus të mandatit të tij do të jetë gjithashtu forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike.

Sa i përket reformës në drejtësi, Wendt shprehu mbështetje për SPAK-un, duke vlerësuar bashkëpunimin e këtij institucioni me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

“Puna e SPAK-ut mbetet kyçe për sa kohë ky institucion ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike”, deklaroi Wendt gjatë dëgjesës së tij në Senat.


Shtuar më 26.09.2026 08:30

Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet